Psalmet 124

<< Psalmet 124 >>
Psalm 124 Albanian
 

1Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, le të thotë Izraeli:

2Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, kur njerëzit u ngritën kundër nesh,

3ata do të na kishin përpirë të gjallë, aq shumë shpërtheu zëmërimi i tyre kundër nesh;

4atëherë ujërat do të na kishin mbuluar dhe përroi do të kishte kaluar mbi ne,

5atëherë ujërat e fryra do të kishin kaluar mbi ne".

6Bekuar qoftë Zoti, që nuk na la si pre të dhëmbëve të tyre.

7Shpirti ynë shpëtoi si zogu nga laku i gjuetarit; laku u këput dhe ne shpëtuam.

8Ndihma jonë është te emri i Zotit, që ka krijuar qiejtë dhe tokën.