Psalmet 122
Albanian
1U gëzova kur më thanë: "Shkojmë në shtëpinë e Zotit".

2Këmbët tona u ndalën brenda portave të tua, o Jeruzalem.

3Jeruzalemi është ndërtuar si një qytet i bashkuar mirë,

4ku ngjiten fiset, fiset e Zotit, për të kremtuar emrin e Zotit.

5Sepse aty janë vënë fronet për gjykimin, fronet e shtëpisë së Davidit.

6Lutuni për paqen e Jeruzalemit, le të begatohen ata që të duan.

7Pastë paqe brenda mureve të tua dhe begati në pallatet e tua.

8Për hir të vëllezërve të mi dhe të miqve të mi tani do të them: "Paqja qoftë te ti".

9Për hir të shtëpisë së Zotit, Perëndisë tonë, unë do të kërkoj të mirën tënde.



Albanian, ABS Version 1994

This text is copyright the Albanian Bible Society (ABS)

Bible Hub

Psalm 121
Top of Page
Top of Page