Psalmet 120

<< Psalmet 120 >>
Psalm 120 Albanian
 

1Në ankthin tim i klitha Zotit, dhe ai m'u përgjigj.

2O Zot, më çliro nga buzët gënjeshtare dhe nga gjuha mashtruese.

3Çfarë do të të japin ose çfarë do të të shtojnë, o gjuhë gënjeshtare?

4Shigjeta të mprehta të një trimi, me qymyr dëllinje.

5I mjeri unë, që banoj në Meshek dhe që strehohem në çadrat e Kedarit!

6Tepër gjatë kam banuar me ata që e urrejnë paqen.

7Unë jam për paqen; ata përkundrazi, kur unë flas, janë për luftën.