Zanafilla 5
Albanian
1Ky është libri i prejardhjes së Adamit. Ditën që Perëndia krijoi njeriun e bëri të ngjashëm me Perëndinë. 2Ai i krijoi mashkull dhe femër, i bekoi dhe u dha emrin njeri, ditën që u krijuan.

3Adami jetoi njëqind e tridhjetë vjet dhe i lindi një djalë që i përngjiste, një lloj në shëmbëlltyrë të tij dhe e quajti Seth. 4Mbas lindjes së Sethit, Adami jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija. 5Kështu Adami jetoi gjithsej nëntëqind e tridhjetë vjet; pastaj vdiq.

6Sethi jetoi njëqind e pesë vjet dhe i lindi Enoshi. 7Pas lindjes së Enoshit, Sethi jetoi tetëqind e shtatë vjet dhe pati bij e bija të tjerë. 8Kështu tërë koha që Sethi jetoi qe nëntëqind e dymbëdhjetë vjet; pastaj vdiq.

9Enoshi jetoi nëntëdhjetë vjet dhe i lindi Kenani. 10Mbas lindjes së Kenanit, Enoshi jetoi tetëqind e pesëmbëdhjetë vjet dhe pati bij e bija të tjerë. 11Kështu Enoshi jetoi gjithsej nëntëqind e pesë vjet; pastaj vdiq.

12Kenani jetoi shtatëdhjetë vjet dhe i lindi Mahalaleeli. 13Mbas lindjes së Mahalaleelit, Kenani jetoi tetëqind e dyzet vjet dhe pati bij e bija të tjerë. 14Kështu Kenani jetoi gjithsej nëntëqind e dhjetë vjet; pastaj vdiq.

15Mahalaleeli jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe i lindi Jaredi. 16Mbas lindjes së Jaredit, Mahalaleeli jetoi tetëqind e tridhjetë vjet dhe pati bij e bija të tjerë. 17Kështu Mahalaleeli jetoi gjithsej tetëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet; pastaj vdiq.

18Jaredi jetoi njëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet dhe i lindi Enoku. 19Mbas lindjes së Enokut, Jaredi jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija të tjerë. 20Kështu Jaredi jetoi gjithsej nëntëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet; pastaj vdiq.

21Enoku jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe i lindi Methuselahu. 22Mbas lindjes të Methuselahut, Enoku eci me Perëndinë treqind vjet dhe pati bij e bija të tjerë. 23Kështu Enoku jetoi gjithsej treqind e gjashtëdhjetë e pesë vjet. 24Pra Enoku eci me Perëndinë, por nuk u gjend më, sepse Perëndia e mori me vete.

25Metuselahu jetoi njëqind e tetëdhjetë e shtatë vjet dhe i lindi Lameku. 26Mbas lindjes së Lamekut, Metuselahu jetoi shtatëqind e tetëdhjetë e dy vjet dhe i lindën bij e bija. 27Kështu Metuselahu jetoi gjithsej nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë vjet; pastaj ai vdiq.

28Lameku jetoi njëqind e tetëdhjetë e dy vjet dhe i lindi një bir; 29dhe i vuri emrin Noe, duke thënë: "Ky do të na ngushëllojë për punën tonë dhe për mundin e duarve tona, për shkak të tokës që Zoti e ka mallkuar". 30Pasi solli në këtë botë Noeun, Lameku jetoi pesëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet dhe i lindën bij e bija të tjerë. 31Kështu Lameku jetoi gjithsej shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë vjet, pastaj ai vdiq.

32Noeut, në moshën pesëqind vjeç, i lindi Semi, Kami dhe Jafeti.



Albanian, ABS Version 1994

This text is copyright the Albanian Bible Society (ABS)

Bible Hub

Genesis 4
Top of Page
Top of Page